Problemi i përjetshëm i meshkujve – nuk mund të përballen me superioritetin e gruas! Tani kjo është vërtetuar edhe me shkencë!
Vetëbesimi i meshkujve mund të shembet me suksesin e partneres së tyre, ka treguar hulumtimi i ri të cilin e ka bërë asociacioni i psikologëve në Amerikë.
Femrat përkundrazi, janë ndjerë më mirë në lidhje kur partnerët i kanë pasur të suksesshëm. Hulumtimi i bërë me gati një mijë heteroseksualë ka treguar se meshkujt kanë problem të madh me vetërespekt kur partneret e tyre ia dalin në ndonjë punë të cilës i janë sulur.
Ka kuptim në atë që meshkujt ndihen të diskriminuar nëse femra e tyre apo bashkëshortja ia dalin në diçka që ai nuk ka mundur’, ka thënë Kejt Ratlif, autorja kryesore e këtij lloj studimi në Universitetin e Floridës.
Ky studim ka treguar që meshkujt e ndjejnë suksesin e partneres si dështim personal”.
Eksperimenti i bërë në Holandë dhe në Universitetin e Virxhinias ka treguar gjithashtu rezultate befasuese. Çiftet kanë zgjidhur një test të caktuar, dhe secilit prej tyre veçanërisht i është thënë se si partneri apo partnerja e tyre me poenat e fituara në test është ndër të parët apo në 12 për qindshin e fundit nga të gjithë studentët e universitetit.
Edhe pse nuk ka pasur ndryshime të dukshme në kumtimin e tyre, ndërdija e reagimit të meshkujve ka treguar që me siguri janë ndjerë keq pasi që i është thënë që partnerja e tyre ka arritur të radhitet ndër 12 të parët.
Kurti merr pjesë në themelimin e Gardës për Mbrojtjen e Naty...
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Përurohet transformimi i Klinikës së Kardiologjisë, marrinë ...
JD Vance konfirmohet se nuk do të udhëtojë drejt Pakistanit ...
Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja