Drita natyrale ka ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin tonë fizik dhe mendor.
Ekspertët theksojnë se ekspozimi në diell dhe drita natyrale është i rëndësishëm për rregullimin e ciklit të gjumit dhe përmirësimin e humorit. Dielli rrit prodhimin e serotoninë – neurotransmetues që është i lidhur me ndjenja pozitive dhe ndihmon në reduktimin e stresit dhe ankthit.
Shumë studime sugjerojnë se kalimi i disa minutave në natyrë, sidomos në mëngjes, mund të ndihmojë në përmirësimin e nivelit të energjisë dhe përqendrimit gjatë ditës.
Për më tepër, ekspozimi në dritën natyrale është mënyrë efektive për të luftuar çrregullimet e humorit, si depresioni sezonal, i cili shpesh ndodh gjatë dimrit kur drita është më e kufizuar. Për të pasur përfitime të plota nga drita natyrale, ekspertët rekomandojnë të kaloni kohë në natyrë, për disa minuta çdo ditë, dhe të shmangni ndriçimin artificial gjatë natës për të rregulluar ritmet natyrore të trupit.
Ndriçimi i ambientit në të cilin jetoni ka gjithashtu ndikim të madh në ndjenjat dhe energjinë tuaj. Studiuesit sugjerojnë që ambientet me dritë të bollshme natyrale mund të rrisin produktivitetin, përmirësojnë fokusin dhe të reduktojnë lodhjen.
Shumë kompani tashmë po investojnë në drita natyrale për të rritur mirëqenien e punonjësve të tyre, duke ofruar atmosferë më pozitive dhe motivuese për të punuar.
Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...