Çdo femër do të dëshironte që fytyra e saj të ishte e pastër dhe me sa më pak qime të ishte e mundur. Madje ku ka më mirë sesa maskat natyrale që zhdukin qimet e fytyrës për një kohë të gjatë dhe ju marrin vetëm 10 minuta kohë për ta testuar.
E tillë është edhe maska që do t’ju tregojmë më poshtë.
Përbërësit:
2 lugë gjelle miell
¼ lugës me shafran Indie
3-4 lugë qumësht të freskët
1 lugë lëng limoni
1 lugë vaj kokosi
Përgatitja:
Shtoni të gjithë përbërësit së bashku në një tas dhe përziejini mirë derisa të formohet një pastë e trashë. Rezultati do të jetë një masë e verdhë.
Përdorimi:
– Aplikoni një shtresë të trashë paste në fytyrën tuaj, duke shmangur qepallat dhe vetullat.
– Përhapeni masën në të gjitha pjesën që doni të hiqni qimet e fytyrës.
– Lëreni maskën të thahet për 10 minuta.
– Fshijeni butësisht maskën, duke përdorur gishtat tuaj.
– Më pas, lajeni fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë dhe përdorni një peshqir të thatë për ta pastruar.
– Ju do të shihni një ndryshim të madh për vetëm 10 minuta.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...