Maska e Princesha Dianës për lëkurë të ndritshme që mund ta bëni edhe vetë

09:26 | 18 Maj 2021

“Ajo gjithmonë sigurohej që të hiqte make-up në fund të ditës dhe e pastronte fytyrën përpara se të apikonte maskën”.

Ajo mbahet në mend si një grua që shfaqte bukuri natyrore, megjithatë edhe pse dukej perfekte ajo kishte probleme me lëkurën, transmeton portal arbresh.info

Pavarësisht nga problemet, lëkura e saj dukej e pastër dhe plot shkëlqim.

Artistja dhe mikesha e saj Mary Greenëell zbuloi se si e arriti këtë: “Ajo ishte shumë e arsyeshme kur bëhej fjalë për lëkurën. Ajo gjithmonë do të sigurohej që të hiqte make up-in e saj në fund të ditës dhe të mbante fytyrën të pastër”, tha ajo.

Rutina e Diana përfshinte gjithashtu një maskë të thjeshtë për fytyrën me avokado për të ndihmuar lëkurën më rrezatuese.

Përbërësit e maskës:

Gjysmë avokado e pjekur mirë

2 lugë ujë të ngrohtë

1 lugë gjelle mjaltë

Përzieni mirë avokadon dhe më pas shtoni përbërësit tjerë dhe përzieni mirë. Vendosni maskën në fytyrën tuaj, lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara