Një çokollatë e krijuar për t’u mos shkrirë në temperatura të ngrohta është dizajnuar nga gjiganti i ëmbëlsirave Mars.
Shkencëtarët e kësaj kompanie besojnë se duke përdorur një gjalpë alternativ të kakaos ata mund të krijojnë një çokollatë e cila mund të ju rezistoj temperaturave më të nxehta.
Gjalpi i kakaos, është njëri ndër përbërësit kryesor për të krijimin e çokollatës e cila shkrin në temperaturë rreth 37 °C, shkruan arbresh.info
Studiuesit në Mars kanë përdorur ëmbëlsues organik të njohur si polyols me qëllim të rezistoj ndaj nxehtësisë.
Për të shkrirë polylos duhet një temperaturë më e lartë se e gjalpit të kakaos, deri në 105 °C.
Mars gjithashtu shtoi se produkti do të mbështjellët me material që mban temperaturën e freskët.
Nuk dihet ende se kur ose ku do të dal për shitje produkti, por besohet se ky produkt do të ketë në fokus vendet me temperatura të larta.
Mars nuk është kompania e parë që do të sjell në treg një çokollatë të tillë.
Në 2012 Cadbury, pronë e Mondelez Internatiola, mori leje për krijimin e një çokollate të tillë, mirëpo Nestle shpejt e paditi atë dhe të dy kompanitë nuk kane sjell në treg një produkt të tillë./arbresh.info/
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion