Cilat janë qytetet më të mira në botë? “Time Out” ka bërë renditjen e qyteteve që spikasin për jetën e natës.
Dhe në vend të parë ka renditur Rio De Janeiro në Brazil. Ai është shpallur vendi më i mirë në botë për të festuar, sipas sondazhit të realizuar nga mediumi ndërkombëtar.
Dielli, deti dhe samba janë një “armë” e fortë e Rio De Janeiro. Ky qytet renditet gjithashtu shumë lart edhe sa i përket çmimeve të përballueshme, transmeton tvklan.al.
Sipas të njëjtit sondazh, në Europë vendi më i mirë për të festuar është Berlini.
Lista me 13 qytetet më të mira në botë për jetën e natës:
1-Rio De Janeiro, Brazil
2-Manila, Filipine
3-Berlin, Gjermani
4-Guadalajara, Meksikë
5-Austin, Teksas, SHBA
6-Lagos, Nigeri
7-Roterdam, Holandë
8-Machester, Angli
9-Budapest, Hungari
10-Accra, Ganë
11-Buenos Aires, Argjentinë
12-Taipei, Tajvan
13-Singapor
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...