Ne tashmë jemi mësuar me stilimet fenomenale të Irina Shayk dhe kjo veshje u pëlqye veçanërisht nga njohësit e modës
Manekinia është fotografuar derisa ishte duke shëtitur në rrugët e Nju-Jorkut, ndërsa ndaj shfaqjes e saj askush nuk ka qëndruar indiferent.
Ngjyra e kafenjtë ngadalë po bëhet nuanca më e popullarizuar e këtij sezoni, ndërkaq Irina gjithmonë ecën në hap me trendët.
Kur ta bashkoni me ngjyrën e mustardës, do të arrini një hit të vërtetë të modës, transmeton telegrafi.

Disenjatorët thonë që pikërisht ky kombinim bën që çdo stil të duket jashtëzakonisht i shtrenjtë.
Veç kësaj, ajo ka krijuar hit të vërtetë kur është fjala për zgjedhjen e ngjyrave, ajo edhe pjesët e veshjes i ka zgjedhur me mjeshtri.
Tutat përfundimisht janë hit absolut i sezonit, ndërkaq në majë të listës së modës do të qëndrojnë deri në fund të vitit.
A jeni edhe ju si Irina adhuruese e këtyre nuancave?

Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga o...
Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhilerëve, BIK publikon pam...
Trump: Mund të takohem me liderin e ri të Iranit nëse ka një...
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person