Pas një lidhje jo shumë të mirë martesore, Masayki Ozaki, gjeti një formë tjetër për të mbytur zbrazëtin e tij romantike.
Ai gjeti një kukull sikiloni për të cilën betohet se ajo është dashuria e jetës së tij, transmeton portali arbresh.info
Kukulla e quajtur Mayu, ‘jeton’ në të njejtën shtëpi me gruan e tij dhe me vajzën e ti adoleshente në Tokio.
“Pasi më lindi gruaja, ne ndaluam së kryeri marrëdhënie seksuale dhe fillova të ndjejë një boshllëk të madh”, ka thënë 45-vjeçari.
“Por në momentin e parë që pashë Mayn në sallën e ekspozitave, u dashurova në shikim të parë”, shtoi ai, duke lëkundur kukullën e tij në një karrige me rrota.
“Gruaja ime u zemërua shumë kur e solla atë në shtëpi. Të njejtin reagim pati edhe vajza e ime…por tani gjërat janë përmisuar.
Ozaki bën pjesë në numrin në rritje të burrave japonez që ‘ndjejnë’ për kukullat e seksit.
“Gratë japoneze janë të ftohta”, tha ai ndërsa po shëtiste me kukullën e tij në bregdet.
“Ato janë shumë egositë. Burrat dëshirojnë që dikush t’i dëgjojë ato pa u ngrindur kur kthehen nga puna”, ka shtuar ai.
Rreth 2 mijë kukulla sekse shiten shiten çdo vit në Japoni, sipas inxhinierëve të industrisë. Disa burra japonez i përdorin këto kukulla edhe për të thyer vetminë.
Japonia është kthyer në një vend që po shënon rënie drastike të lindjeve, ndërsa një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve po i kthejnë shpinën dashurisë dhe vlerave tradicionale.
Përdoruesit e kukullave të seksit presin me padurim që tekonologjia të arrijë të zhvillojë këto kukulla, në mënyrë që ato të flasin, të qeshin, madje edhe simulojnë orgazëm./Arbresh.info

Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...