Një vit pasi më shumë se një milionë refugjaët dhe emigrantë hynë në Europë, duke u larguar nga Siria, Iraku dhe Afganistani, një burrë nga Kroacia ka vendosur që të bëj të njejtin udhëtim.
Goran Blažević u nis nga Jordania në 2016 dhe bëri më shumë se 3 mijë kilometra në këmbë deri në Kroaci, transmeton portali arbresh.info
“Mëqenëse rruga e Ballkanit u mbyll në 2016-tën, ne ndaluam duke folur për refugjatët. Më këtë shëtitje kam dashur të kthejë vëmendjen te ata”, tha Goran, i cili me profesion është shkrimtar.
Ecja e tij zgjati për pesë muaj dhe kjo u nxit thjesht nga një dëshirë për të nxjerrë në pah vuajtjen e miliona njerëzve të mbërthyer pas kufijve, por gjithashtu të demonstronte edhe një anë pozitive të vendeve islamike ku kalonte ai.
Gjatë pesë muajve, Goran eci pa asnjë sponsorizim dhe me një buxhet shumë të kufizuar përmes Jordanisë, Palestinës, Izraelit, Qipros, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë./arbresh.info/
Qeveria në detyrë voton pro zbatimit të vendimeve të CEFTA-s
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e ...
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in