Të hani sheqer gjatë shtatzënisë është e lidhur me alergjitë tek fëmijët.
Është ky përfundimi i një studimi të kryer nga studiuesit e Universitetit Queen Mary në Londër. Sipas Fondacionit për Astmën dhe Alergjinë mbi 40 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga alergjitë sezonale, një shifër kjo që ka ardhur në rritje vit pas viti. Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 9000 nënave dhe fëmijëve për të dalë në këto konkluzione.
Autorja e studimit, Annabelle Bedard ka shpjeguar se ekziston një lidhje e fortë midis alergjive dhe sheqerit.
“Epidemia dramatike e astmës dhe alergjisë në 50 vitet e fundit është akoma e pashpjeguar mirë, por një faktor shumë ndikues është ndryshimi i pësuar në dietë. Konsumimi i sheqerit në nivele shumë të larta rrit rrezikun, sidomos kur ai konsumohet nga nënat gjatë periudhës së shtatzënisë. Kjo është edhe koha më kritike, pasi transmetohet përmes gjakut të nënës, tek ai i fëmijës”, ka shpjeguar Annabelle.
Studiuesit kanë vëzhguar me kujdes nivelet e sheqerit të konsumuara nga nënat shtatzënë dhe teprimi me sasinë është e lidhur me astmën dhe alergjitë.
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...