Ato thjeshtë duhet t’i keni në dollapin tuaj dhe gjithmonë do të dukeni elegante.
Pjesë e domosdoshme këtë sezonë që nuk zbret nga froni i modës, edhe atë me arësye, është ‘rollka’ (pullovër me jakë golf) e vjetër, e mirë.

Rollka në ditët e ftohta përveç ngrohtësisë, ruan edhe stilin e mirë. Modelin ngjyrë të zezë sigurisht në një moment të jetës të gjithë e keni pasur. Sigurisht e keni të njohur se bëhet fjalë për një nga ato pjesët të cilat ju shpëtojnë në çdo kombinim.
Rollkat e ngushta me nuanca neutrale të cilat përshtaten me gjithçka tjetër që keni në dollap janë klasikët e përjetshëm për të cilët ia vlenë të investoni.

Disa sezona të fundit veçanërisht të popullarizuara janë modelet e paradimensionuara të cilët adhuruesve të modës i pëlqen ti kombinojnë me xhinse të ngushta dhe funde të shkurtër.
Përshtaten shkëlqyeshëm me kombinime të lehta festive, varësisht nga modeli i rollkës dhe ngjyra e saj, dhe mund ta veshni nën fustanin verorë të preferuar dhe kështu t’i jepni pamje të re, vjeshtore.

T-Shirt simpatik dhe pulovërat në fyt gjithmonë sjellin dozë elegance françeze, madje edhe në kombinim ngjyrë të zezë ‘këmbë e krye’.

Pikërisht sikur kanotieret e bardha të thjeshta, rollka e zezë është pjesë e përjetshme e cila duhet të ndodhet në dollapin e gjithkujt dhe që është me rëndësi se mund ta gjeni lehtë./femra.net/
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje