Prishtina ka njoftuar se është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe ai i Etikës me dy ndeshje pa praninë e tifozëve, pas ndeshjes së zhvilluar me Dritën javën e kaluar.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook të klubit kryeqytetas, shkruan Arbresh.info.
“Në bazë të vendimit të Komisionit Disiplinor dhe të Etikës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), klubi ynë është dënuar me dy ndeshje pa praninë e tifozëve.”
“Ky vendim vjen pas ndeshjes së javës së 22-të të AlbiMall Superligës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera bëhet e ditur se Prishtina ka paraqitur ankesë në organet kompetente të FFK-së.
“Klubi ynë ka deponuar ankesën/kërkesën për zbutjen e këtij dënimi dhe shpreson në një përgjigje pozitive nga organet kompetente pranë FFK-së”, përfundon njoftimi kryeqytetas.
Kujtojmë se situata u përshkallëzua në fund të ndeshjes, ku tifogrupi “Plisat” morën hov për t’i sulmuar “Intelektualët”, tifozët e Dritës të cilët ishin duke dal nga stadiumi./Arbresh.info
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...