Ushtria izraelite (IDF) thotë se kohët e fundit goditi një central bërthamor në Iran, ku regjimi punoi në zhvillimin e armëve bërthamore.
Vendndodhja pranë Teheranit, e identifikuar nga ushtria si kompleksi Taleghan, u godit gjatë një vale sulmesh që forcat ajrore kryen në zonë gjatë ditëve të fundit, shkruan The Times of Israel.
IDF thotë se vitet e fundit, Irani e ka përdorur vendin për “zhvillimin e eksplozivëve të përparuar dhe për kryerjen e eksperimenteve të ndjeshme si pjesë e Projektit AMAD”, programi i dyshuar sekret i zhvillimit të armëve bërthamore të Iranit.
Kompleksi Taleghan ishte goditur nga Izraeli në tetor 2024, gjatë një hakmarrjeje për një sulm raketor iranian ndaj Izraelit në fillim të atij muaji.
Ushtria thotë se kohët e fundit zbuloi se Irani kishte “ndërmarrë hapa për të rehabilituar kompleksin” pas këtyre sulmeve.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...