A ndiheni ndonjëherë bosh dhe të mërzitur pas seksit? Nuk jeni të vetëm. Sipas një studimi të publikuar në revistën “Sexual Medicine”, thuajse gjysma e grave të intervistuara pohon se ka eksperimentuar në një fazë të jetës një ndjenjë melankolie pas një raporti seksual konsensual.
“Pjesa më e madhe e kërkimeve mbi funksionin seksual femëror përqendrohet në eksitimin, orgazmën dhe dhimbjen para ose gjatë raportit seksual, ndërsa pak dihet rreth komponentit emotiv pas seksit”, pohon autori i parë Robert Schweitzer, nga “School of Psychology and Counselling” në Kuinsland (Australi), duke shpjeguar se e ashtuquajtura disfori post-koitale nuk është një problem mjekësor në vetvete, se sa një eksperiencë njerëzore ende pak e studiuar mbi vazhdimësinë e përvojave seksuale.
Rreth 5% e të intervistuarave u përgjigj se i kishte kaluar ato simptoma së fundi dhe më shumë se 46% që e kishte kaluar njëherë në jetë.
“Këto përqindje janë ndër më të lartat në krahasim me ato të raportuara nga studime të mëparshme, gjë që sugjeron se disforia post-koitale është edhe më pak e njohur dhe më pak e kërkuar”, shkruajnë autorët duke nënvizuar rolin e komponentit gjenetik (disforia në fakt është më e zakonshme te binjakët identikë), të ushqyerjes me gji dhe të një historie me abuzime seksuale.
“Meqë është pak e studiuar nuk ka terapi dhe do të ishte jo produktive ta etiketonim si sëmundje. Besoj se për t’u ndjerë mirë një gruaje i mjafton të dijë se nuk është e vetmja që e kalon këtë përvojë”, përfundon studiuesi./Burimi ”Intv”
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...