Në ditët e vjeshtës, një recetë ideale për të kaluar kohën është zgjidhje e duhur.
Prandaj, sigurohuni t’i keni produktet si më poshtë për të përgatitur një ëmbëlsirë të lehtë për ditët e tetorit.
Kek me Pistil
4 veze
120gr sheqer
60 ml vaj misri
50 ml qumësht
3 lugë neskafe
Kanellë
1 pako sheqer vanilje
Lëkura dhe lëngu i një limoni
Pak kripe
220gr miell
Pluhur pjekës
1 çokollatë e zeze për shkrirje
100gr rrush i thate
Pistil sipas nevojës
Përgatitja
Rrahim 4 vezët me sheqer, derisa te masa te fryhet.
Ngrohim sasinë e qumështit për përcaktuar ne recete, dhe tretim ne te neskafene. Nderkohë shtojmë vajin tek vezët dhe sheqeri, dhe vazhdojmë ta përziejmë masën.
Ndërkohë vëmë çokollatën për ta shkrirë në mikrovale për pak sekonda ose ne një enë në zjarr të
Ulët, duke e kontrolluar që të mos ngjitet.
I shtojmë pak gjalpë ose vaj derisa te filloje te shkelqejë, epasi te jete ftohur pas ia shtojmë masës së kekut shume ngadalë, duke hedhur me pas limonin, lëkurën e limonit, sheqerin vanilje dhe shume pak kripe, njofton klan kosova.
Duke e përzier masën vazhdimisht shtojmë dhe neskafene e shkrire ne qumësht, rrushin e thatë,miellin dhe pluhurin pjekës.
Kekun e pjekim ne 200-220 grade derisa thika te dale e pastër nga brumi.
Kur ftohet pak e presim ne mes dhe e lyejmë me pistil dhe e zbukurojmë përsipër me furra sipas dëshirës.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...