Shumica e prindërve nuk është se merren me mësimet financiare kur është fjala për leksionet e jetës që ua trashëgojnë fëmijëve, por siç duket prindërit e pasur e bëjnë krejtësisht të kundërt
Ky është vetëm një sekret që Steve Siebold e ka zbuluar, pasi i ka shpenzuar 34 vjet duke i intervistuar dhe analizuar më shumë se 1,200 milionerë.
Më poshtë i keni disa prej këshillave më të rëndësishme prindërore nga personat e pasur, të cilat i ka zbuluar Siebold gjatë një interviste për “CNBC”, përcjell Telegrafi.
Rrethojeni veten me njerëz të suksesshëm
Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa të luani lojëra që dominohen nga njerëzit e pasur, si p.sh. sporti i golfit.
Shoqërimi me njerëz të pasur ju mundëson të krijoni rreth më të mirë shoqëror.
Bëni para duke zgjidhur probleme
Nëse jeni të fiksuar të bëni para sa më shumë, atëherë është mirë t’ju ndihmoni edhe tjerëve.
Ndihmesa për të zgjidhur probleme është një mënyrë e sigurt për të bërë para.
Zgjedheni një karrierë që ju pëlqen
Ju do të jeni shumë më të motivuar të fitoni para duke e bërë punën që e dashuroni sesa duke e bërë një punë që e urreni.
Shpenzoni me kujdes
Edhe nëse keni shumët ë ardhura, është mirë të keni kujdes se si i shpenzoni paratë.
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...
Sulmet izraelite në Liban lëkundin armëpushimin SHBA-Iran
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...