Secila grua dëshiron të duket më e re se mosha reale.
Për këtë nuk është e thënë që t’i nënshtroheni operacioneve plastike, pasi shenjat e plakjes mund t’i shmangni me një maskë që mund ta bëni vetë në shtëpi, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë do të mund të gjeni një maskë natyrore që heq shenjat e rrudhave, njollat e errëta dhe bën magji për lëkurën tuaj.
Përbërësit:
1 lugë gjellë sode buke
1/2 lugë e vogël mjaltë
1 lugë e vogël vaj esencial nga lavanderi
Përgatitja:
Miksoni sodën e bukës me mjaltë deri kur të fitoni një masë homogjene. Shtoni vajin esencial të lavanderit dhe përziejni.
Vendosni një mbulesë të ngrohtë mbi lëkure dhe mbajeni për 1 minutë, deri sa të hapen poret.
Fërkoni butë fytyrën me maskën e krijuar, duke përdorur gjithnjë lëvizje të lehta rrethore. Masazhoni fytyrën për 3 deri në 5 minuta dhe kështu largoni të gjitha qelizat e vdekura nga fytyra, në mënyrë që vaji të bëj magjinë e tij.
Më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Fytyra juaj mund të jetë e skuqur për pak, por kjo zhduket pas disa minutash.
Përdoreni këtë maskë jo më shumë se 1 herë në javë.
Kjo maskë do të bëj mrekulli në fytyrën tuaj./arbresh.info/
Pacolli: Mbi 50 inxhinierë të huaj po mbahen të izoluar në k...
Hamilton publikon foto duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e ...
Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa ...
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...