Këpucët, çantat, fustani, pantollonat, telefoni, makina, e shumë gjëra tjera bëjnë pjesë në listën e gjëravë që ju bëjnë të lumtur.
Por sipas psikologëve nuk janë këto gjërat që ju bëjnë të lumtur, transmeton arbresh.info.
Sipas tyre të lumtur ju bëjnë shpenzimet e parave nëpër udhëtime dhe përvojat që merrni. Në një studim të publikuar në ‘Journal of Positive Psychology’ ekspertët kanë hulumtuar se si ndihen njerëzit para dhe pasi të kenë blerë diçka.
Para blerjes të gjithë kanë thënë se kjo eksperiencë do t’i bëjë ata lumtur, por më në fund kanë kuptuar se kanë shpenzuar për një objekt.
Ryan Howell, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të San Francisco, ka thënë ‘të gjithë ne e vlerësojmë vlerën ekonomike me sendet e blera, si psh një makinë’, por ai ka theksuar se është pikërisht kjo vlera ekonomike që mbetet në kujtesë.
Gjatë hulumtimit grupit të dytë i është kërkuar të vendosin përparsitë, nëse duan të blejnë apo të udhetojnë.
Sipas hulumtuesve, njerëzit që kanë zgjedhur të udhëtojnë dhe të shpenzojnë paratë në eksperiencat e tyre janë ndjerë më të lumtur.
Me pak fjalë, nëse mendoni të bleni një telefon të ri, do të ishte mirë të konsideroni që ato para t’i shpenzoni në një udhëtim të shkurtë dhe të bukur. /Arbresh.info
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...
Faton Peci betohet si kryetar i Mitrovicës së Jugut
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...