Qeveria e Ishujve Balearik dëshiron të ndryshojë reputacionin e tij si një vend argëtimi dhe abuzimi me alkoolin, duke vendosur kështu kufizime të reja strikte dhe ndëshkrime për shkeljen e rregullave që do të prekin turistët.
Në Ibiza nuk do të ketë më orë të lumtura dhe oferta të ngjajshme promovuese që inkurajojnë konsumimin e alkoolit, transmeton portal arbresh.info

Dyqanet që shesin alkool duhet të mbyllen nga ora 21:30 deri në orën 8 të mëngjesit dhe vazhdon ndalimi për organizimin e vizitave në pijetore dhe ahengjeve në varka.
Turistët që kanë paguar për një festë gjithëpërfshirëse do të lejohen të pinë vetëm gjashtë pije në ditë, tre pije gjatë drekës dhe tre gjatë mbrëmjes.
Rregullat zbatohen për turistët gjithëpërfshirës në Ibiza, si dhe në zonat e Playa de Palma, El Arenal, Magaluf dhe West End të Sant Antoni de Portmany.

Përveç rregullave për alkoolin, janë vendosur edhe kufizime të tjera, duke përfshirë ndalimin e kërcimit nëpër ballkone.
Vendet që zbulohen se shkelin këto rregulla do të gjobiten deri në 6 mijë euro dhe me ndalim të biznesit deri në 3 vjet.
Individët që zbulohen se shkelin rregullat mund të gjobiten nga 1 mijë deri në 6 mijë euro./arbresh.info/
Ambasadori i ri gjerman viziton Mitrovicën e Veriut, thotë s...
FSK stërvitje ushtarake në Koliq dhe Badovc fundjavën tjetër...
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...