Një baba i zemëruar ka hyrë në shkollëne vajzës së tij dhe grushtoi një mësues, pasi dyshohet se ai kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Kamerat e sigurisë kanë shfaqur momentet kur babi ia dha 22 grushte mësuesit për 15 sekonda, transmeton portali arbresh.info
Ngjarja që ka ndodhur në Argjentinë është bërë lajm për të gjitha mediat lokale, të cilat kanë identifikuar mësuesin se Jorge Cruceno, 30 vjeç.

Ai tanimë është suspenduar nga puna, pasi dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.
Prindërit e adoleshentës e zbuluan rastin pasi gjetën mesazhet që kishte nisur në drejtim të vajzës.

Rrahja ndodhi në qytetin e San Juan, në Argjentinën qendrore.

Mediat lokalë kanë theksuar se mësuesi ka marrë trajtimin mjekësor, ndërsa rasti është hapur për hetime./arbresh.info/
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...