Keith Wildhaber, një polic në qytetin e St. Louis në SHBA, kërkoi 23 herë rradhazi ngritje në detyrë. Por në të gjitha rastet u përball me refuzim, edhe pse performanca e tij konsiderohej e shkëlqyer.
I çuditur nga refuzimi ai vendosi ti shkojë çështjes deri në fund, por u habit kur mori një përgjigje që nuk e priste. Në mënyre jo zyrtare policit iu la të kuptonte që duhej patjetër të kufizonte “mënyrat e tij tepër gay të të sjellurit”.
“Ishte sikur të më kishin goditur me grusht”, thotë Wildhaber, që denoncoi rastin te eprorët, por si përgjigje mori disa transferime gjithmonë e më larg.
I lodhur nga situata polici vendosi që në vitin 2017 të denoncojë rastin si diskriminim, ndërsa tani Gjykata jo vetëm që i ka dhënë të drejtë, por ka dënuar policinë me 20 milionë dollarë.
Një anëtar i jurisë tregoi se dëmshpërblimi i lartë ishte caktuar me vetëdije, në mënyrë që të kuptohet mesazhi se kush diskriminon, do ta paguajë shtrenjtë./Opinion.al
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...