Femrat duket se nuk do të reshtin kurrë së kërkuari “burimin e bukurisë së përjetshme” e deri sa të gjejnë atë do të gjejnë ngushëllim tek kremrat, serumet dhe trajtimet e shtrenjta, duke harruar se përbërësit natyralë kanë efekt të shkëlqyer dhe kushtojnë shumë pak. Një prej tyre është edhe uji i orizit.
Në artikullin e sotëm, ne do t’ju njohim me efektet suprizuese të tij, sidomos nëse doni flokë të gjatë, të mëndafshtë dhe të shëndetshëm.
Gratë në fshatin Huangluo të Kinës, që ndryshe njihet si “fshati i grave me flokë shumë të gjatë”, kanë larë flokët e tyre me këtë ujë për qindra vjet.
Ato kanë flokë deri në 1.4 metra të gjata dhe kanë marrë një çmim të rekordit Guinness për “flokët më të gjata” në botë. Një tjetër kuriozitet interesant është se ato i presin flokët vetëm një herë kur mbushin 18 vjeç dhe që atëherë i lajnë vetëm me ujë orizi. Rezultatet janë të pabesueshme!
Receta:Lani një filxhan orizi të bardhë derisa t’i largoni të gjitha papastërtitë. Më pas vendoseni orizini në një enë ku keni shtuar 2.5 litra ujë. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta kështu duke e përzier herë pas here. Kulloni orizin dhe vendoseni më pas ujin në një enë plastike. Lëreni të qëndrojë në temperaturën e dhomës për një ditë, derisa të bëhet paksa acidik dhe fillon të fermentohet. Të nesërmen vendoseni në zjarr sa të marrë një valë dhe lëreni të ftohet. Shtoni disa pika vaj esencial, si vaj livandoje ose rozmarine. Përdoreni këtë ujë si një shampo dhe butësisht maszhoni kokën tuaj. Shpëlani më pas flokët mirë.
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...