Puna e një prindi nuk është e lehtë, edukimi i fëmijës është i komplikuar dhe kërkon durim e bashkëpunim. Detyra e prindit bëhet edhe më e vështirë nëse nuk dëgjoni nevojat dhe dëshirat e fëmijës dhe nënvlerësoni personalitetin e tij.
6 gjërat që një nënë nuk duhet të bëjë për fëmijën e saj:
Mos e ndihmoni shumë
Kur një prind nuk e lejon fëmijën të bëjë gjërat vetë, ai nuk e ndihmon të rritet, por pengon zhvillimin e autonomisë së tij.
Ta ndëshkoni për çdo gabim
Ndëshkimi i fëmijëve nuk është asgjë tjetër, veçse lojë pushteti, ku prindi tregon se është më i fuqishëm. Ndëshkimi shkakton frikë, pakënaqësi dhe armiqësi mes jush.
Të zgjidhni ju për të
Të vendosësh se çfarë është e mirë dhe çfarë jo për fëmijën e bën atë të ndihet i paaftë të shprehë veten. Lëreni të zbulojë interesat pa imponim.
Të flisni në emër të fëmijës
Nëse ndërhyni në bisedat e fëmijës dhe përgjigjeni ju për të, do ta vini fëmijën në siklet. Kjo e bën atë të frikësuar.
Të bëni krahasime
Asnjëherë mos i krahasoni fëmijët me motrat, vëllezërit, shokët ose shoqet. Përkundrazi, nxiteni fëmijën të zhvillojë talentet dhe dëshirat e tij, pavarësisht se mund të jenë të ndryshme nga kushdo tjetër.
T’i thoni gjithmonë po
Nëse e mbështesni fëmijën për gjithçka, sepse i druheni reagimit të tij, ju nuk po e edukoni siç duhet fëmijën. Që fëmija të rritet e të bëhet i përgjegjshëm, është e nevojshme që ta kufizoni për gjërat që nuk mund të bëjë. pernenat.al
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...