Javët e kaluara Giorgio Armani nuk është ndalur së kontribuari në ndihmë të spitaleve të Italisë që po luftojnë me koronavirusin. Ai ka kontribuar për një numër të madh spitalesh me një shumë prej 2 milionë eurosh. Megjithatë, duket se stilisti s’ka ndërmend ta lërë me kaq. Të gjitha fabrikat e grupit Armani kanë filluar të prodhojnë veshje spitalore njëpërdorimshe, që do të shërbejnë për mbrojtjen e mjekëve, infermierëve dhe të gjithë atyre që janë në vijën e parë të luftës.
Pak ditë më parë Giorgio Armani publikoi një letër drejtuar mjekëve dhe infermierëve që po luftojnë për të shpëtuar jetë, duke qenë gjithë kohën në rrezik.
“Është prekëse teksa shoh që bëni punën tuaj, me vështirësitë dhe sforcimet që tashmë i njohin të gjithë. Mbi të gjitha është prekëse t’ju shoh të qani. Besoj se kjo ndjeshmëri lidhet me dëshirën time për t’u bërë mjek, dikur kur isha i ri dhe kërkoja rrugën time. Grupi Giorgio Armani është shumë i ndjeshëm ndaj këtij realiteti dhe ndodhet pranë jush, nga ai që mban barelën tek infermierët, nga mjekët e përgjithshëm deri te specialistët e sektorit. Ju jam pranë personalisht”, -ka shkruar stilisti.

Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin