Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Huddersfield, rreth 261 gra të moshave 13-72 vjeç kanë ndarë përvojat e tyre në internet.
Studimi ka gjetur 46 përqind e tyre kanë raportuar viktimizimin seksual, transmeton portali arbresh.info
Përvoja më e shpeshtë ishte kërkimi i ndarjes së imazheve seksuale dhe kërkesa për të biseduar rreth seksit.
41 përqind e tyre kanë theksuar se kanë përjetuar sjellje kërcenuese online, kanë marrë mesazhe ofenduese, ndërsa 38 për qind kanë shtuar se kanë përjetuar kontakt poshtërues dhe një 15 për qind e tyre kanë theksuar se kanë përjetuar marrëdhënie seksuale, kërcenuese dhe poshtëruese.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se si rezultat i poshtërimit përmes internetit, gratë kanë filluar të krijojnë ndjenja negative edhe për vetën.
Autorët e studimit sugjerojnë që kërcënimet dhe poshtërimet përmes rrjeteve sociale duhet që të raportohen në polici, në mënyrë që të luftohet ky fakt./Arbresh.info
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...
“Jemi me ju”, Kosova dhe Shqipëria mbështesin protestën stud...
Izraeli përgatitet për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit
Man United mposht Nottingham-in, siguron Champions-in
Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjako...