Lidhjet janë të komplikuara dhe janë të pashmangshme pengesat të cilat vijnë gjatë momenteve më të lumtura që i përjetoni së bashku.
Dhe përderisa shumica e njerëzve presin pak turbulencë por nuk i kushtojnë shumë rëndësi, disa tjerë vazhdimisht brengosen se do të ndahen, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni në mesin e atyre që vazhdimisht dyshoni në stabilitetin e lidhjes dhe ndiheni të rrezikuar se mund të vjen deri te ndarja, shanset janë se vetëm sa jeni duke i keqësuar gjërat.
Studimet nga Italia tregojnë se nëse vazhdimisht ndiheni sikurse ekziston një rrezik i madh i ndarjes, kjo faktikisht mund të bëhet pengesë në lidhje dhe, me kohën, ta shkaktojë ndarjen.
Hulumtuesit sugjerojnë se nëse koka juaj është e mbushur me frikë se partneri do t’ju tradhtojë ose jeni të preokupuar me nocionin se shumica e lidhjeve nuk arrijnë të mbijetojnë, ju tërthorazi jeni duke e dëmtuar lidhjen sepse filloni të angazhoheni më pak.
Prandaj herën tjetër që miqtë përpiqen t’jua mbushin kokën me mendimet se ju dhe partneri nuk keni lindur për njëri-tjetrin, thjesht mos krijoni panik dhe mos e shkatërroni vetë lidhjen!
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...