Shumë prej nesh mbështeten në zodiakun për të gjetur se si do të jetë java jonë apo çfarë do të na presë në të ardhmen e afërt.
Megjithatë, përveç “parashikimit” të së ardhmes, zodiaku gjithashtu përshkruan personalitetet e çdo shenje. Natyrisht, parashikimi nuk është gjithmonë i vërtetë për të gjithë. Sot do të flasim për 3 femrat alfa të zodiakut:
Demi
Gruaja e shenjës së demit është një shtëpiake e përsosur. Përveç të qenit shumë e mirë në gatim, ajo është në gjendje të kënaqë partnerin e saj dhe t’i japë atij një dashuri pa kufij. Shtëpia e saj është shumë e pastër, e ngrohtë dhe e këndshme. Përtej kësaj, ajo ka një talent të madh për biznes dhe është në gjendje të rritet profesionalisht pa ndihmën e askujt. Ajo është një grua e vërtetë.
Peshorja
Gruaja e Peshores është një bukuri e vërtetë, më e bukur nga të gjitha shenjat e zodiakut. Kur të shikon në sy, do t’i falësh çdo keqkuptim. Ajo nuk mund të vlerësohet si një shtëpiake e madhe, por bukuria e saj është një material i mirë gjenetik për të kaluar tek fëmijët e saj. Me sjelljen e saj të butë dhe manierat, ajo tërheq vëmendjen sikur të ishte një perëndeshë. Qëndrimi i saj hap të gjitha dyert.
Luani
Ashtu si luani mashkull, gruaja e luanit është dominante dhe e fuqishme. Pamja e saj është interesante, ajo mund të imponojë vullnetin e saj dhe të zgjedhë përsosmërinë për veten. Ajo është mbretëresha e stilit dhe e modës dhe madje kur nuk është në gjendje të mirë, ajo do të gjejë një mënyrë për të qenë vetvetja.
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...