Askush nuk dëshiron të qëndrojë rreth njerëzve që nuk i kushtojnë vemendje higjenes personale. Askujt nuk i pëlqejnë rrobat e pista, aroma e pakëndshme e trupit dhe aroma e tmerrshme e gojës.
Aroma e keqe e gojës, e njohur edhe si halitoza, është një problem me të cilin ballafaqohen shumë njerëz në botë, transmeton portali arbresh.info
Shumë njerëz e kanë të vështirë të heqin qafe aromën e keqe të gojës, e cila krijohet nga bakteriet joushqimore dhe disa ushqime.
Këtë bezdisje mund ta kaloni shumë lehtë duke e përdorur këtë recetë.
Përbërësit:
– Një filxhan me ujë të ngrohtë
– Një lugë çaji mjaltë
– Gjysmë lugë çaji kanelle
– Dy limona
– Një lugë çaji sodë buke
Përgatitja:
Shtrydhni lëngun e limonit dhe shtoni mjaltin dhe kanellën në të. Përzierien e shtoni në gotën me ujë dhe e shkundni mirë. Rekomandohet që të përdorni një shishe qelqi.
Shpërlani gojën me një ose dy lugë nga ky lëng disa herë gjatë ditës.
Për shkak të përbërësve, kjo recetë do të ju ndihmojë shumë. Kanella vret bakteriet që shkaktojnë aromë të keqe. Mjalti ka efekt antibakterial. Soda e bukës zbardhon dhëmbët, ndërsa limoni do t’i jap gojës suaj freski./arbresh.info/
Haradinaj për Ushtrinë: Sikur të mos ishte krijuar, Kosova s...
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...