Ekspertët shpjegojnë nëse duhet të pini qumësht para ose pas ushtrimeve fizike

08:16 | 27 Shkurt 2021

Cila është gjëja më e mirë për të ngrënë dhe pirë para dhe pas ushtrimeve në mënyrë që efekti i trajnimit të jetë sa më i mirë dhe si të shkrihen depozitat e dhjamit duke ruajtur masën muskulore?

Për të pasur trupin e ëndërrave, është e nevojshme që të ndiqni rregulla të veçanta që do të ndikojnë në rritjen më të shpejtë të muskujve, transmeton portal arbresh.info

Në të njëjtën kohë, konsiderohet se disa ushqime, që zakonisht janë të dobishme, në këtë rast janë në të vërtetë shumë të dëmshme për shëndetin. Një prej tyre është qumështi. Disa studime sugjerojnë se ky ushqim çon në dhimbje edhe më të madhe të muskujve gjatë ushtrimeve.

A është e vërtet?

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë provë se marrja e qumështit dhe produkteve të qumështit para ushtrimeve të dërgojë në rritjen e acidit laktik dhe çlirimin më të madh të tij. Acidi laktik është një përgjigje e natyrshme e muskujve ndaj stresit në rritje, dhe përdorimi i produkteve të qumështit, para ose pas ushtrimeve, nuk ndikon në asnjë mënyrë në këtë proces.

Ajo që mund të thuhet me siguri është se njerëzit që vuajnë nga sëmundje autoimune (artriti reumatoid, spondilit, etj.) duhet të përjashtojnë qumështin nga dieta e tyre sepse shkakton procese inflamatore.

Kur një person ushtron, ai ka nevojë për proteina. Kjo lëndë ushqyese gjithmonë merret më mirë nga prodhimet e detit, mishi i ligët, peshku dhe pulat, sesa nga qumështi dhe produktet e qumështit.

Ekspertët këshillojnë që të hani 30 deri ne 40 minuta pas stërvitjeve dhe rekomandohet që të pihet sa më shumë ujë. Këshillohet që të shmanget marrja e karbohidrateve “të shpejta”, në mënyrë që të humbni sa më shumë peshë dhe të skalitni trupin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara