Këtu harrojeni se mund të gjeni një ulëse të rehatshme, jeni me fat nëse gjeni një vend mbi kulm.
Imazhet tronditëse nga mënyra se si udhëtojnë njerëzit në Bangladesh, janë marrë nga regjisori Yousuf Tushar, i cili kaloi një ditë në stacionin e trenit në Dhaka, transmeton portali arbresh.info.
Rreth 2 mijë burra dhe gra kanë qëndruar mbi kulm të trenit, pasi dëshironin që të shkonin nëpër shtëpitë e tyre.
Pa ulëse të lira brenda, udhëtarët gëzohen kur gjejnë një hapsirë në kulm.
Udhëtarët kanë sqaruar se në kulm ata qëndrojnë duke e mbrojtur njëri-tjetrin. Megjithatë, kjo mënyrë e udhëtimit merr disa jetë njerëzit gjatë vitit në Bangladesh./Arbresh.info

Abdixhiku dhe Osmani shprehin ngushëllime për ndarjen nga je...
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...