Gratë në Mbretërinë e Bashkuar edhe zyrtarisht janë duke u vonuar sa i përket krijimit të familjes, ku mosha mesatare e grave që bëhen nëna për herë të parë është 28.6.
Kjo është mosha më e vjetër qe një kohë të gjatë, dhe, thënë drejtën, nuk është befasuese, transmeton Telegrafi.
Shumica prej nesh tani kemi filluar të përqendrohemi pas karrierës, udhëtimeve dhe studimeve përgjatë viteve tona të 20’ta, e gjithashtu kursejmë për t’i paguar borxhet.
Por përderisa jemi të lumtur të presim deri në vitet e fundit të 20’tave dhe 30’tave për të lindur fëmijë, trupat tonë mund të kenë mendim ndryshe.
Sipas doktoreshës Dr. Gillian Lockwood, ekziston një moshë ideale kur jemi në top formë fizike për të mbetur shtatzënë.
Dhe fatkeqësisht, kjo moshë ideale është në mes të periudhës kohore kur shumica prej nesh përpiqemi t’i zgjidhim problemet e jetës, sepse mosha ideale është 25 vjeç.
Dr. Gillian thotë se mosha 25 vjeçare është koha e saktë kur vajzat e sotme e përfundojnë shkollimin dhe përpiqen të përkushtohen pas karrierës, t’i paguajnë borxhet e studimeve dhe ta gjejnë dikë me të cilin dëshirojnë të krijojnë familje.
Ajo ka cekur edhe faktin se shanset që IVF-ja të funksionojë në vezët tuaja kur jeni 40 vjeçe janë minimale.
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...