Është diskutuar shumë në lidhje me dëshirën seksuale te meshkujt dhe femrat.
Gjatë flirtimit, meshkujve i shkon më shumë në mendje të shkojnë në shtrat direkt, krahasuar me atë çfarë mendon një femër. Sipas një studimi të ri, meshkujt e kanë më shumë në mendje seksin sesa femrat. Meshkujt e shfaqin më dukshëm dëshirën e tyre për të kryer marrëdhënie seksuale, sidomos ata që janë single.
Studimi i udhëhequr nga Dr. Jungkeun Kim i Departamentit të Marketingut në Universitetin e Auckland, Zelanda e Re, ka thënë: “Gratë kanë reaguar ndaj sinjaleve seksuale të meshkujve, më negativisht”.
Nga ana tjetër, femrat e perceptojnë marrëdhënien seksuale si një aktivitet shumë i rëndë. Në mënyrë të veçantë, ato vlerësojnë më shumë dashurinë, përkushtimin, intimitetin, dhe besimin, si parakusht i marrëdhënieve seksuale.
Rezultatet, po nga ky studim tregojnë se, në mënyrë të veçantë, gratë janë më të fokusuara në marrëdhënie romantike në vend të aktivitetit seksual fizik. Femrat, sipas intv.al pavarësisht nga motivimi i çiftëzimit, supozohet të kenë një dëshirë relativisht të ulët për aktivitetin seksual rastësor.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...