Shumë njerëz kanë në trupin e tyre një tatuazh i cili nuk u pëlqen më. Disa e ndryshojnë duke bërë diçka tjetër sipër, disa të tjerë thjesht duan ta fshijnë.
Por para se të vendosni të fshini një tatuazh duhet të keni parasysh se nuk është aq e thjeshtë,shkruan blitz.al. Përveç dhembjes, ka disa gjëra që të tjerët nuk jua thonë derisa ju vetë shkoni të hiqni tatuazhin.
Më poshtë do të shihni disa prej gjërave që duhet të dini para se të merrni këtë hap:
Fillimisht duhet të konsultoheni me një mjek dermatolog.
Do t’ju duhen disa muaj ose gati një vit për të hequr një tatuazh.
Fshirja e tij ka kosto shumë të lartë.
Thuhet se disa bojëra nuk hiqen, por nuk është e vërtetë pasi të gjitha mund të fshihen.
Përgatituni për gjilpërat, pasi fillimisht duhet pastruar pjesa e tatuazhit para se të fillojë laseri.
Është një proces me dhembje, që mund t’ju shqetësojnë një javë pas çdo seance.
Do të kujdeseni që mos ta prekni zonën e tatuazhit me rroba ose sende të tjera.
Gjatë fshirjes së tatuazhit mund t’ju hapen edhe plagë, asgjë për t’u shqetësuar pasi ndodh!
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë