Burrat më mjekër janë më tërheqës, thotë një studim

22:56 | 24 Gusht 2017

Pavarësisht pretendimeve se mjekrat nuk janë më ‘on’ dhe nuk janë ‘tërheqëse’, një studim i fundit ka pohuar të kundërten.

Sipas tyre mjekrra jo vetëm që i bën meshkujt më tërheqës, por mjekrat e thinjura kanë edhe një përfitim të madh shëndetësor, transmeton portali arbresh.info

Mjekra mund të mbrojë meshkujt deri në 95 përqind nga dëmet e rrezeve ultravjollcë, thekson studimi i kryer nga Universiteti Queensland.

Përpos kësaj, mjekra parandalon kancerin e lëkurës në fytyrë.

Studimi është kryer duke përdorur manekinët të ekspozuar në diell, disa me mjekra të plota, disa që ishin pjesërisht me mjekër dhe ata pa mjekër.

Ata kanë gjetur se meshkujt me mjekër të plotë kanë pasur mbrojtje më të madhe ndaj rrezeve të diellit dhe lëkurë më të freskët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara