”Burberry” djeg çantat, rrobat dhe parfumet me vlerë milionëshe

18:52 | 19 Korrik 2018

Marka e njohur britanike e modës, ”Burberry” i shkatërron duke i djegur, rrobat e pa shitura, aksesorët dhe parfumet me vlerë prej 28.6 milionë funtesh.

Një gjë të tillë ka bërë për të mbrojtur markën e saj, njofton Klan Kosova.

Ai merr vlerën e përgjithshme të mallrave që ka shkatërruar gjatë pesë viteve të fundit në më shumë se 90 milionë funte.

Firmat e modës duke përfshirë ”Burberry” shkatërrojnë sende të padëshiruara për të parandaluar vjedhjen apo shitjen e tyre me çmim të ulët.

”Burberry” tha se energjia e prodhuar nga djegia e produkteve të saj u kap, duke e bërë atë miqësore me mjedisin.

“Burberry ka procese të kujdesshme për të minimizuar sasinë e stokut të tepërt që prodhojmë.Në rastet kur është e nevojshme nxjerrja e produkteve, ne e bëjmë këtë në një mënyrë të përgjegjshme dhe ne vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të zvogëluar dhe rivlerësuar mbeturinat tona,” një zëdhënës për kompaninë i ka thënë BBC-së

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara