A mundet periudha në të cilën keni lindur të ndikojë në aftësinë tuaj për të arritur shumë në jetë?
Sipas të dhënave të reja, personat e lindur nën një shenjë të caktuar të horoskopit janë më të prirë të jenë të suksesshëm në fushën e biznesit.
Studimi i kryer nga ‘Theukdomain’ ka analizuar drejtorët ekzekutivë të 100 kompanive kryesore në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar – dhe hulumtuesit kanë zbuluar një karakteristikë të përbashkët mes tyre.
Siç duket, Bricjapët janë të parët kur analizohet periudha e lindjes së personave më të suksesshëm në fushën e biznesit.
CEO i kompanisë ‘Coca-Cola’, James Quincey’, është vetëm njëri nga 22 bricjapët në listën e “suksesit”.
Cilat janë trajtat e personalitetit të Bricjapit?
Bricjapët njihen si ndër personat më të vendosur nga të gjitha shenjat e horoskopit, prandaj nuk është befasi se janë të suksesshëm edhe në biznes.
Ndër tjerash, trajtat tjera të Bricjapëve përfshijnë se janë ambiciozë, konservativë, të vendosur, praktik, etj.
Megjithatë vlen të ceket se suksesi mund të matet në mënyra të ndryshme dhe një studim tjetër i ka emërtuar Bricjapët, Luanët dhe Akrepat si shenjat më së paku inteligjente të horoskopi.
Hulumtimet e kryera nga ‘Go Compare’ i kanë listuar 900 fitues të çmimit Nobel, dhe kanë zbuluar se Binjakët janë shenja më inteligjente e horoskopit, ndjekur pas nga Peshorja dhe Virgjëresha.
Igball Jashari prezantohet tek Drita
Kurti: Kosova me kompani të saj ajrore
Disa lagje në Prishtinë mbesin nesër pa ujë deri në orët e p...
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sërish sulme ndërsa Trump kërkon n...
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste ...
Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave