Ndër shkaqet kryesore të tradhtisë që rendisim janë mërzitja në një marrëdhënie, mungesa e komunikimit në çift, dhe të tjera arsye që lidhen me marrëdhënien.
Por në fakt, siç duhet ta kishim ditur gjithmonë, shumica e burrave tregojnë se nuk ka të bëjë aspak me njeriun që ka në krah. Ka të bëjë me njeriun që takojnë, dhe nëse ajo është shumë seksi, e kanë të vështirë t’i rezistojnë.
Një sondazh me 2 mijë njerëz, i zhvilluar nga sajti “Superdrug’s Online Doctor”, u përpoq të zbulonte çfarë i bën ata të tradhtojnë dhe shumica e burrave evropianë thanë se nuk e ka askush fajin: ajo vajza që takuan në club ishte thjesht shumë seksi.
Pra, arsyeja e vërtetë është se ata nuk arrijnë t’i rezistojnë dikujt të ri dhe të bukur. Përpos kësaj, që ishte arsyeja kryesore për shumicën e burrave, të tjerët pohuan se tradhtia vjen edhe për shkaqe emocionale. Një pjesë e tyre thanë se kanë tradhtuar kur kanë ndier se nuk ishin plotësisht të mbështetur nga partnerja.
Ironike? Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse tradhtojnë gratë, sipas shumicës së grave të pyetura. Ato thanë se tradhtojnë kur partneri nuk u ofron vëmendjen e duhur, shkruan anabel. Seksi gjithashtu ishte një prej arsyeve të preferuara të burrave (e treta, saktësisht).
Kur partneri nuk u ofron vëmendjen e duhur. Seksi gjithashtu ishte një prej arsyeve të preferuara të burrave (e treta, saktësisht). Kur partnerja nuk u ofronte mjaftueshëm seks, ata gjenin ngushëllim tek dikush tjetër.
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë