Vite më parë, amvisat shqiptare e kishin zakon të shpëlanin orizin me ujë të ftohtë përpara gatimit të tij.
Me hapjen e tregjeve dhe futjen në to të produkteve të larmishme, por edhe me angazhimet në rritje, shumë amvisa nisën të hiqnin dorë nga kjo praktikë.
Ka amvisa që besojnë se larja e orizit është tashmë krejt e panevojshme dhe nuk ka asnjë ndikim në gatimin përfundimtar të tij.
Kjo sipas ekspertëve është e gabuar.
A Ia Vlen Barra Qeranë Të Lahet Orizi Përpara Gatimit?
Sipas ekspertëve, të cilit i referohet AgroWeb.org larja e orizit bën një ndryshim madhor, sidomos kur vjen puna tek orizi kokërr gjatë.
Shpëlarja largon papastërtitë e akumuluara në pako dhe mbi të gjitha eliminon niseshten që vesh sipërfaqen e kokrrës e cila më pas shkakton ngjitjen e tij.
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun