Vazhdimisht paraqiten parfume të reja, por një numër shumë i vogël i tyre e meritojnë titullin e parfumeve “të përjetshëm”. Këto parfume i njeh pothuajse çdo zonjë, nëse nuk i kanë pasur në koleksionin e tyre, atëherë sigurisht janë afruar rreth tavolinave testuese në parfumeri.
N°5 – Chanel

Shalimar – Guerlain
U krijua në vitin 1925 dhe krijuesi i saj ishte Jacques Guerlain. Konsiderohet si një nga aromat e vjetra, por parfum klasik, i çiltër dhe romantik, me shtimin e lules së irisit dhe vanilies është ideal për ditën. Emri i përzierjes aromatike u krijua sipas tregimit të lashtë të Perandorit, i cili për herë të parë e kishte parë dashurinë e tij në Gardens of Shalimar (Kopshtet e Shalimar).

L’Air du Temps – Nina Ricci
Si të gjitha që janë të nënshkruara me Nina Ricci edhe ky parfum e tregon anën më romantike dhe feministe të gruas. Parfumi u lansua në vitin 1948, pas Luftës së Dytë Botërore, ashtuqë pëllumbat e bardhë në paketimin e tij simbolizojnë paqën.
Vendin qëndrorë e merr përbërja aromatike e karafilit, e zbutur me aromë trëndafili dhe jasemini. Pastaj, kombinimi i vjollcës dhe jaseminit me aromë të drurit të kedrit dhe sandalit i jep mjaft athtësi, kurse aromën finale e ka arritur me lulen e miskut dhe amberit.

Opium – Yves Saint Laurent
Ky parfum luksoz, sensual, provokativ u paraqit në vitin 1977. Ai mpinë, magjepsë madje katër dekada. Reçeta orientale është arritur me kombinimin e mandarinës, karafilit, jaseminit dhe vanilies.

Poison – Dior
Ky parfum në momentin e paraqitjes, në vitin 1985, ishte revolucion ndër parfumet. Gratë ose e duan ose e urrejnë, por nuk i lenë indiferent. Me vlerësim të lartë është coriander, me aromë mesatare janë “frutat e egra”, mjalti, portokajt dhe tuberosa kurse në fund është opopanax. Edhe vetë shishja është misterioze, e errët dhe elegante./femra.net/

Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...