Disa prej jush thjesht ndihen më rehat me flokët e kapur, ndërsa disa të tjera mund të mendojnë se po e “mbrojnë” flokun nga papastërtitë, por në fakt, nuk ndodh kështu.Duke i mbledhur gjithë flokët në një bisht, mund të krijohet akumulim i vajit dhe papastërtive në skalpin e kokës dhe në pjesën rreth bishtit.
Larja e tepërt i heq flokëve dhe skalpit, vajrat e saj natyralë. Në mungesë të tyre, trupi e rregullon këtë duke prodhuar edhe më shumë vaj për të kompensuar vajrat apo yndyrën e humbur, që i bën flokët tuaj të ndjehen dhe të duken më të yndyrshëm.
5.I krehni flokët me krehër shpesh gjatë ditës
Nëse keni një krehër të vogël, që e mbani gjithnjë me vete, përpiquni mos ta përdorni atë shpesh. Krehja ndihmon në shpërndarjen e yndyrës në flokë dhe i bën ata të duken më të butë dhe me shkëlqim. Sidoqoftë, Cosmopolitan raporton se krehja e shpeshtë e flokëve mund të stimulojë gjithashtu prodhimin e vajit, duke filluar një cikël të pafund: krehje-yndyrë.Mos harroni gjithashtu, të pastroni krehërin tuaj dhe të largoni herë pas herë flokët që mblidhen aty, pasi edhe këto të dyja ndikojnë në prodhimin e tepërt të yndyrës në flokë.
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...