Teksa viti i ri po afron, me siguri jeni duke planifikuar se ku duhet të shkoni në udhëtimin e radhës. Ne do t’ju japim disa opsione interesante se ku duhet shkoni në muajin e fundit të 2019-ës. Lexojini më poshtë:

Japoni
Shumica e njerëzve e mendojnë Japoninë si një opsion për të shkuar në pranverë ose vjeshtë, duke dashur të shijojnë pamjen e mrekullueshme që të ofron natyra në këto dy stinë. Mirëpo, nëse jeni një person që vazhdimisht kërkoni eksperienca të reja, Japonia ka oferta të mrekullueshme për t’ju ofruar në dimër.

Miami, Florida
Me siguri, kur mendoni për Floridan, do të thoni me vete që ky është një destinacion veror. Mirëpo, nëse tregoheni të zgjuar, pse të mos e vizitoni në dhjetor? Në mënyrë të pazakontë, dhjetori është koha e vitit kur Miami përjeton reshjet më të ulëta të shiut. Aq e bukur është atmosfera, saqë festivalet më interesante realizohen në këtë muaj.

Evropa
Okay, çdo vend në botë, ka tregje ku mund të blini dhurata për Krishtlindje, mirëpo nëse dëshironi të gjeni gjëra më interesante, zgjidhni Nuremberg. Është përmendur shpesh si tregu më i vjetër në botë i Krishtlindjeve i regjistruar në Evropë, që daton prej 1628-ës. Është gjithashtu një nga tregjet më të mëdha të Krishtlindjeve në botë, me rreth 2 milion vizitorë të vlerësuar çdo vit.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër