Çdoherë që ngjyrosni flokët ju përsëritet historia e njëjtë: ju përveç që ngjyrosni flokët, krijoni rrëmujë edhe në lëkurën përreth duke lënë njolla dhe mbetje të ngjyrës kudo në lëkurë.
Ndonjëherë është shumë vështirë të hiqni këto njolla, veçanërisht nëse ngjyra është më e errët apo ka qëndruar më shumë kohë.
Megjithatë, po ju paraqesim tre mënyra të shpejta se si të hiqni ngjyrën nga lëkura, që ndoshta nuk i keni ditur prej më herët dhe janë po aq efektive!
Alkohol + detergjent të lëngshëm për larjen e enëve
Shtoni pak alkohol dhe më pas disa pika detergjent të enëve.
Me gisht përzieni përbërësit dhe butësisht shpërndajeni në vendin ku njollat kanë mbetur.
Pas heqjes së ngjyrës së flokëve, lani dhe pastroni lëkurën tërësisht.
Sode bikarbone + detergjent i lëngshëm për larjen e enëve
Tre lugë sode bikarbone përzieni me një lugë çaji detergjent për larjen e enëve.
Përzierjen e fituar aplikojeni në vendin ‘kritik’ dhe më pas shpëlajeni.
Uthull
Provojeni këtë vetëm nëse nuk keni lëkurë të ndjeshme! Hidhni pak uthull në vendin me ngjyrë dhe do të vëreni se ngjyra do të hiqet menjëherë nga lëkura.
Ndoshta pak do të ndjeni aromë të pakëndshme uthulle, por do ta shpëlani edhe ashtu kokën më pas…
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë