Një djalë i ri sajoi rrëmbimin e tij në një përpjekje të dëshpëruar për ta bërë të atin të kalonte më shumë kohë me të.
Xiao Zheng jetonte vetëm me të atin, pasi e ëma ishte larguar nga shtëpia, por në vend që të qëndronte me 13-vjeçarin ai punonte larg shtëpisë dhe e linte djalin me gjyshërit e tij.
Babai dhe i biri e shihnin njëri-tjetrin vetëm disa ditë në vit, në shtëpinë e tyre, në qytetin Shilin, në Kinë.

Kështu, kur Xiao Zheng kuptoi se i ati do të largohej sërish me punë, vendosi të vinte në jetë një plan për ta bërë atë të qëndronte. U fsheh prapa një shtëpie të vjetër, lidhi këmbët dhe duart dhe i dërgoi një sms babait duke pretenduar se ishte rrëmbyer.
“Babi më ndihmo, më kanë rrëmbyer dhe nuk më lënë të shkoj”, shkroi djali.
“Ku je? Sa para duan? – pyeti babai dhe djali i tregoi se po mbahej me forcë nga dikush në qytetin e tyre.
I kapur nga paniku babai shkroi: “Sa para duan? Do t’ju jap ç’të duan ata”, përpara se të lajmëronte policinë.

Për habinë e djalit, policia e mori shumë seriozisht rastin dhe nisi menjëherë kërkimet. Policët nisën të dyshonin kur e gjetën djalin të ulur vetëm duke luajtur me telefonin e tij. Ata e shoqëruan në rajon dhe pas pyetjeve të shumta djaloshi më në fund e pranoi se e kishte sajuar pengmarrjen për të tërhequr vëmendjen e të atit.
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...