Google ADS

10 gjerat qe duhet t’ja fshehim partnerit

12:38 | 15 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në lojën e te berit për vete një mashkull, te jesh vetvetja është një gjë e mire por deri ne një pike te caktuar

  1. Nëse keni filluar te dilni me një djalë, keni vendosur te jeni te sinqerta, por duhet te kujtoni se nuk mund te silleni me te si me një shoqen tuaj apo me vëllain tuaj. Kjo nuk do te thotë te gënjesh, por thjesht te kërkoni te tregoni anën tuaj me te mire, si një person me personalitet. E mos u bëni merak, anën tuaj jo aq te përsosur do ta zbuloje pas pak kohesh.
  2. Një histori e re dashurie, duhet te jete e kuruar dhe e ushqyer pikërisht si një qenush i vogël ne mënyrë qe te rritet e shëndetshme pa problem.
  3. Përpiquni qe te jeni gjithnjë e dëshirueshme për mashkulli tuaj. Kjo nuk është këshilla e brezit te shkuar, por është e nevojshme qe te jeni te vëmendshme kundrejt parterit tuaj.
  4. Mos u prezantoni ne shtrat me bigudina e me fytyre te katandisur me krem te pashpërndarë mirë, ose me keq me pizhame tejet te madhe, si ato qe kishit kur ishit 16 vjeçare. Çfarë prisni qe te ndodh? Sigurisht nuk mund te jemi gjithnjë ne shtrat me veshje tyli, por pak kujdes duhet me partnerin, është thelbësorë.
  5. Ka pastaj gjera që një mashkull i injoron e qe do te ishte me mire te vazhdonte t’i injoronte, nuk ka pse ai te dije te gjitha hallet që keni kaluar për t’u depiluar.
  6. Po ashtu, nuk kemi pse ankohemi meshkujve se ne treg nuk gjetëm pecetat e duhura, apo edhe ndonjë sekret tjetër femëror. Thjeshte ka gjera qe nuk kemi pse t’ia themi meshkujve, ata as nuk i zgjidhni e as nuk i vlerësojnë si shqetësim.
  7. Mos u tregoni e pasigurt. Nuk kemi pse te reagojmë me nervozizëm ne barin ku është gjithmonë ai, thjeshte sepse aty është edhe një bionde që nuk bene asgjë tjetër veç shikon partnerin tendë.
  8. Duhet te sqarojmë një gjë, edhe pse nuk e pranojnë te gjithë meshkujt shohin femrat e bukura, nuk mund te bëjmë asgjë për te permisuar këtë, është ne natyrën e tyre. Do ishte njësoj si dikush te pretendosh nga ne, qe te mos kthenim kokën nga vitrinat e dyqaneve te veshjeve. Askush nuk na e mohon dot apo jo?
  9. Dihet se meshkujt thonë se femrat e tyre i preferojnë natyrale, pikërisht ashtu si ju kanë njohur e flitet, por sa keq qe djali injoron faktin se për te mbajtur një pamje natyrale, na është dashur nje ore e gjysme make-up! Pra nuk është e nevojshme t’ia shpjegosh gjatë e gjerë këtë punë.
  10. Ne fund kujtojmë se ai ka zgjedhur te rrije me një femër me femrën t e tij, e për këtë ka pasur e vazhdon te këtë një arsye, apo jo? Pra, asnjëherë mos u largoni nga feminiteti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale