Shkencëtarët e Universitetit Berkeley në Kaliforni kanë zbuluar se era e ushqimit luan rol të rëndësishëm në mënyrën me të cilën organizmi përpunon kaloritë dhe se edhe me vetë nuhatjen e ushqimit para ngrënies mund të ndikojë në mbledhjen e kilogramëve të tepërt.
Studimi i kryer në minj zbuloi se minjtë që nuk kishin nuhatur ushqimin, nuk kishin shtuar në peshë. Nga ana tjetër, minjtë, të cilët para ngrënies kishin nuhatur ushqimin kishin dyfishuar peshën e tyre. Edhe pse studimi është kryer në minj dhe jo në njerëz, shkencëtarët thonë se kjo lidhje është mahnitëse. Rezultatet e studimit shpjegojnë pohimin se shqisa e nuhatjes është i lidhur me vendimin e trupit që të ruajë yndyrat, në vend se t’i djegë ato.
Studimi është publikuar në revistën “Cell Metabolism” dhe shkencëtarët shpresojnë se rezultatet e tij do t’iu ndihmojnë personave, të cilët kanë çrregullime me ushqim, si dhe personave që luftojnë për të humbur peshë, transmeton KP.
“Shtimi i peshës trupore nuk matet vetëm me marrjen e kalorive. Nëse konfirmojmë se edhe te njerëzit shqisa e nuhatjes është e lidhur me shtimin e peshës, mund të krijojmë barin, i cili nuk ndikon në shqisën e të nuhaturit, por bllokon qarqet e metabolizmit. Kjo do të ishte e pabesueshme”, thotë njëri nga autorët e studimit Endju Dilin.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE