Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në pesë komisione të ndryshme parlamentare.
Komisioni për Integrime Evropiane do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes Financiare për IPA 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”. I ftuar për të prezantuar këtë Marrëveshje do të jetë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian Besnik Bislimi.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të raportojë Inspektori i Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti do të shqyrtojë në parim i Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, ndërsa Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të shqyrtojë raportet vjetore të institucioneve ndër to edhe raportin vjetor financiar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.
Kurse Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të mbajë tryezë e rrumbullakët me temën: “Të drejtat dhe Siguria e pacientit”./arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...