Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), gjatë fundjavës kryesisht do të mbretërojë mot me mjegull nëpër shumë rajone të Kosovës.
“Mot me diell dhe me mjegull në shumë vende do të na shoqëroj gjatë këtyre dy ditëve të vikendit. Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet -1 deri-3 gradë Celsius, kurse maksimalja e ditës pritet të lëvizë ndërmjet 5-9 gradë Celsius, deri sa në vende ku mjegulla do jetë e qëndrueshme temperaturat maksimale nuk do të lëvizin mbi 4 gradë Celsius” thuhet në komunikatën e IHMK-së.
“Kjo gjendje bllokuese anticiklonike vazhdon të mbetet tutje mbi Gadishullin Ballkanik, kështu që për një parashikim me kohë më të gjatë do të ju njoftojmë pasditen e së dielës. Shtypja atmosferike mbetet dukshem mbi vlerat e normales , lagështia relative e ajrit do të lëvizë ndërmjet 80-99%. Do të fryjë erë e lehte nga drejtimi i juglindjes me shpejtesi 1-2m/s.”
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...