Gjykata e Apelit sot e ka shqyrtuar ankesën e zyrtarit të Qeverisë së Kosovës, Zahir Bajramit, i dënuar për korrupsion nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Bajrami është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit e gjysmë burgim, ndërsa djali i tij, Adriani, me 10 mijë euro gjobë me kusht dhe 1 vit burg me kusht për dy vjet verifikimi.
Në Apel, aktgjykimin e shkallës së parë e ka ankimuar edhe vetë prokurori i çështjes, Feti Turnizliu, i cili pretendon se dënimi i shqiptuar ndaj zyrtarit të Qeverisë është shumë i ulët andaj i ka propozuar Gjykatës së Apelit që ta ndryshojë aktgjykimin e shkallës së parë dhe të akuzuarve t’u shqiptojë dënim më të lartë.
Kurse mbrojtësi i Zahir Bajramit, avokati Ahmet Ahmeti, ka kërkuar që çështja të kthehet në rigjykim me arsyetimin se nuk është bërë si duhet administrimi i provave dhe se me asnjë rrethanë nuk është vërtetuar se i mbrojturi i tij e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
“Aktgjykimi nuk ofron rrethana faktike në lidhje me veprimet e të mbrojturit tim si kusht kryesor për kryerje të veprës penale, me asnjë provë as formale e as materiale nuk është vërtetuar se Zahir Bajrami e ka kryer veprën penale siç përshkruhet në dispozitiv të aktakuzës”, tha avokati Ahmeti, duke shtuar se Gjykata është bazuar vetëm në deklaratën e dëshmitarit Elsadat Musliji si dhe transkriptën e bisedës së marrë nga po ky dëshmitar, e cila, sipas tij, është e kundërligjshme.
“Gjykata është bazuar në deklaratën e të dëmtuarit dhe në transkriptën e bisedave të cilat sipas mbrojtjes nuk janë prova materiale që e dëshmojë fajësinë e të mbrojturit tim dhe këto prova janë marrë në mënyrë private të kundërligjshme dhe pa ndonjë autorizim”, shtoi më tej avokati. /kallxo.com
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...