Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do ta vizitojnë sot zyrtarë të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, të cilët do të mbajnë edhe një seri ligjëratash për çështje të sigurisë me titull, “ NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike”.
Ligjëratat do të mbahen nga Dr. Brooke A. Smith-Ëindsor, Ph.D., zëvendës udhëheqës i divizionit të hulumtimit në kolegjin e mbrojtjes së NATO-s (KMN), gjeneral lejtnant Giorgio Battisti, komandant i komandës së trajnimit dhe doktrinës të ushtrisë italiane dhe kolonel Giuseppe Morabito, ish-drejtor i fakultetit të lindjes së mesme të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.
Sipas njoftimit të Akademisë, në AKSP do të jetë i pranishëm edhe Dr. Arian Starova, president i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, ish-Ministër i Punëve të Jashtme dhe ish-deputet në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.
Përveç pranisë së stafit menaxhues të AKSP-së dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike (FSP) të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në ligjëratë janë ftuar edhe zyrtarë nga agjencitë e sigurisë publike dhe partnerët ndërkombëtarë.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...