Seanca e jashtëzakonshme e cila është paraparë të mbahet të dielën në orën 18:00 për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është shtyrë për një ditë tjetër.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i Kadri Veselit, Valmir Kaliqi.
Po ashtu edhe Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha për arbresh.info se “me gjasë kjo seancë nuk do të mbahet”.
Po ashtu edhe gjatë ditës së shtunë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati paralajmëruar se seanca do të shtyhet për një ditë tjetër, e sipas disa informatave jo zyrtare thuhet se seanca do të mbahet ditën e martë./Arbresh.info/
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...